Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksident i rëndë në Dibër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 12:37 | Kronikë
Aksident i rëndë në Dibër, një i vdekur dhe tre të

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti të rëndë me makinë, në Dibër, njoftoi policia lokale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku ka dalë nga rruga automjeti tip Volkswagen Pasat, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia thotë se po hetohet për shkaqet e aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu