“Grushti” i rëndë i pandemisë, në dy vite janë mbyllur rreth 3 mijë biznese në Kosovë

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 14:08
MB BIZNESET PANDEMIA frame 1085 1280x720

“Grushti” i rëndë i pandemisë, në dy vite janë mbyllur rreth 3 mijë biznese në Kosovë

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 14:08

Pandemia koronavirus i ka shkaktuar Kosovës një dëm tepër të madh ekonomik. Sipas të dhënave, në dy vitet e fundit janë mbyllur rreth 3 mijë biznese në këtë shtet. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar në shuarjen e një numri kaq të madh të bizneseve është dhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes.

Pjesa më e madhe e atyre që mbyllën aktivitetin I përkisnin sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi si dhe industria përpunuese. Në listën e bizneseve të falimentuara në Kosovë figurojnë dhe biznese në fushën e ndërtimit.

Ekspertët shpresojnë që qeveria të marrë masa dhe të miratojë një paketë mbështetëse për bizneset si rrjedhojë e krizës me pandeminë dhe atë energjetike.