Kaos nga Covid-19 dhe moti, mijëra fluturime të anuluara gjatë fundjavës

Publikuar më: 3/1/2022, ora 09:11
MB KAOSI AJROR frame 1082 1280x720

Kaos nga Covid-19 dhe moti, mijëra fluturime të anuluara gjatë fundjavës

Publikuar më: 3/1/2022, ora 09:11

Ishte një tjetër fundjavë festash stresuese për udhëtarët ajrorë. Mbi 4 mijë udhëtime u anuluan përreth botës, duke bërë që në aeroporte të kishte kaos.

Më shumë se gjysma e fluturimeve të anuluara ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga aeroportet me fluksin më të madh, Chicago O’Hare, u bllokua nga stuhia në ditën e parë të Vitit të Ri dhe nga mungesa e stafit për shkak të përhapjes së lartë të Covid-19.

Nga situata e krijuar, mijëra udhëtarë pushtuan aeroportin ndërkombëtar të Denver, në tentativë për t’u rikthyer në vendet e tyre pas pushimeve. “Njerëzit janë të frustruar”, tha një udhëtar që kërkon të kthehet në Zvicër.