Kërkesë e lartë për bono thesari nga qytetarët, por interesat në rënie

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 15:39

Kërkesë e lartë për bono thesari nga qytetarët, por interesat në rënie

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 15:39

Interesat e bonove të thesarit e mbyllën me rënie vitin 2021, pavarësisht se mbeten një ndër alternativat kryesore të investimit për qytetarët shqiptarë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në ankandin e fundit të zhvilluar në dhjetor, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes prej 1.57%, nga 1.63% që ishte interesi në ankandin e mëparshëm.

Kërkesa e tregut për këto instrumente ishte sërish e lartë, pasi u kërkuan të blihen më shumë bono sesa ishte oferta. Rrjedhimisht, kjo çoi edhe në një rënie të mëtejshme të interesave të këtyre letrave me vlerë.

Bonot e thesarit po kërkohen kryesisht nga qytetarët dhe biznesi, pasi kërkesa e qeverisë ka qenë e kufizuar në muajt e fundit të vitit dhe veçanërisht në dhjetor. Kjo për shkak të sigurimit të eurobondit me vlerë 650 milionë euro. Qeveria ka siguruar financimet që i duheshin në tregun ndërkombëtar, duke ia lënë likuiditetin e brendshëm agjentëve ekonomike. Bonot e thesarit konsiderohen një alternativë e leverdishme investimi, për shkak të riskut thuajse zero që kanë, por edhe interesave, që megjithëse në rënie, mbeten shumë më të larta se interesat e depozitave.