Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kosova mbyllet për të pavaksinuarit, ofron doza në aeroport dhe pikat kufitare

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 09:45 | Kosova
Kosova mbyllet për të pavaksinuarit, ofron doza në aeroport dhe

Që prej ditës së sotme, të pavaksinuarit nuk mund të futen në territorin e Kosovës. Qeveria vendosi të ashpërsojë masat anti-Covid, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me koronavirus në vend. Në raportin e fundit të autoriteteve rezultoi se janë 509 persona të infektuar.

Nga 3 janari, cilido që kërkon të futet në territorin e Kosovës duhet të ketë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-Covid. Për personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do t’iu mundësohet që të vaksinohen aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

“Shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk kanë dëshmitë e vaksinimit dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, për ata që hyjnë në rrugë tokësore”, njoftoi Qeveria.

Sipas autoriteteve të Kosovës, nga ky detyrim përjashtohen disa kategori:

* Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të larpohen brenda tre (3) orësh;

* Personat, të cilët punojnë si shoferë profesionistë, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

* Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

* Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

* Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

* Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

* Personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Në total, në Kosovë janë infektuar mbi 161500 njerëz që prej nisjes së pandemisë, ndërsa 2991 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë