Laporta prezanton Ferran Torres dhe “hap derën” e Barçës për Haaland

Publikuar më: 3/1/2022, ora 22:09
ferran torres 1080x720

Laporta prezanton Ferran Torres dhe “hap derën” e Barçës për Haaland

Publikuar më: 3/1/2022, ora 22:09

“Ne vazhdojmë të jemi pikë referimi. Le të bëhen gatitë gjithë, sepse jemi rikthyer në merkato, duke dashur ta bëjmë shumë mirë. Këtë bëjmë çdo ditë, që Barça të rifitojë peshën specifike që duhet të ketë. Një provë e besueshme është blerja e Ferran Torresit. Kjo tregon se Barça është ende referencë. Ringjallja është një realitet dhe kjo shihet me ndërhyrjen në merkato”.

Kështu është shprehur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, teksa u pyet nga gazetarët për mundësinë e një blerje të mundshme të Haaland, gjatë prezantimit këtë të hënë blerjes me të re të katalanasve, spanjollin Ferran Torres.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Laporta u shpreh se Barcelona po punon për të gjetur të gjitha mundësitë që të rikthehet një skuadër e madhe.

“Me Ferran Torresin kemi bërë përjashtim, pa pasur ende një diferencë në nivelin e pagave. Po punohet për të pasur këtë hapësirë në nivelin e pagave dhe sigurisht është planifikuar për sezonin ardhshëm. Sekretariati teknik nuk do të ndalet në përpjekjet për të ndërtuar një ekip të madh. Është përgjegjësia jonë. Çdo gjë është e mundur, nëse bëhet mirë.”