Lëvizi mbrapsht me makinë në autostradë dhe shkaktoi aksident, arrestohet 27-vjeçari

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 08:57
Eci mbrapsht ne autostrade dhe shkaktoi aksident arrestohet 27 vjecari 1280x720

Lëvizi mbrapsht me makinë në autostradë dhe shkaktoi aksident, arrestohet 27-vjeçari

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 08:57

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident të rrezikshëm mbrëmjen e të dielës në autostradën Vlorë-Fier.

I arrestuari, N.A., banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, mësohet se po ecte mbrapsht në autostradë me makinën e tij tip Mercedes Benz të dielën rreth orës 18:00, dhe si pasojë është përplasur me një tjetër makinë, tip Seat. Si pasojë është plagosur pasagjerja që ndodhej në makinën Seat, e cila u dërgua në spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.