Me Kallashnikov në Range Rover, arrestohen dy djem të dënuar më parë për trafik narkotikësh

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 11:38
Me Kallashnikov ne Range Rover arrestohen dy djem te denuar me pare per trafik narkotikesh 1280x720

Me Kallashnikov në Range Rover, arrestohen dy djem të dënuar më parë për trafik narkotikësh

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 11:38

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi në bagazhin e makinës iu zbulua një automatik tip Kallashnikov.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues 37-vjeçarin A.Sh., dhe pasagjer 27-vjeçarin A.V., në bagazhin gjetën automatikun me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Ndaj dy të rinjve nga Malësia e Madhe, të cilët rezultuan të dënuar më parë për për trafikim të lëndëve narkotike, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.