Plagoset me armë një 23-vjeçare, policia në kërkim të autorit të dyshuar

Publikuar më: 3/1/2022, ora 10:39
Plagoset me arme nje 23 vjecare policia ne kerkim te autorit te dyshuar 1280x720

Plagoset me armë një 23-vjeçare, policia në kërkim të autorit të dyshuar

Publikuar më: 3/1/2022, ora 10:39

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri në ambientet e një hoteli nën autostradën Tiranë Durrës, gjatë mëngjesit të kësaj të hëne, njoftoi policia.

Autoritet thonë se kanë identifikuar autorin e dyshuar, një 32-vjeçar me inicialet F.D., banues në Sukth, dhe kanë nisur kontrollet në zonë me qëllim arrestimin e tij. Për këtë qëllim janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale në bashkëpunim edhe me Policinë e Tiranës dhe të Fierit.

Ndërkohë, e reja është dërguar në spital dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.