Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plagoset me armë zjarri një 34-vjeçar në Lezhë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 19:46 | Kronikë
Plagoset me armë zjarri një 34-vjeçar në Lezhë, niset

Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Lezhë. Policia bën të ditur se shtetasi Vincens Piroli, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, është dërguar në spital i plagosur me armë zjarri,

34-vjeçarit i është dhënë ndihmë e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për ndërhyrje më te specializuar. Mësohet se 34-vjeçari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për një vrasje në Malin e Zi.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta, ndërsa shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani