Politikani bullgar: Vetoja për Maqedoninë e Veriut bie nëse SHBA heq vizat me ne

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 15:36
c5883fc6 278d 4462 a2b2 5d9a15e501dd cx0 cy9 cw0 w1200 r1

Politikani bullgar: Vetoja për Maqedoninë e Veriut bie nëse SHBA heq vizat me ne

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 15:36

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës heqin vizat për shtetasit bullgarë, Sofja do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian. Deklarata ka ardhur nga njëri prej liderëve të koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifonov, i partisë “Ka një popull të tillë”.

“Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Europian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të BE-së, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë”, shkruan ai në rrjete sociale. Gjithashtu heqjen e vetos e kushtëzon edhe me anëtarësimin e menjëhershëm të Bullgarisë në Zonën Shengen. Trifonov njoftoi se më 10 janar, do të mbahet një takim këshillues për Maqedoninë e Veriut me presidentin e vendit, Rumen Radev. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas duke pretenduar se kanë “rrënjë bullgare”. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe çështjet e hapur, dyja vendet kanë krijuar grupe pune dhe synojnë të arrijnë një marrëveshje brenda 6 muajve të parë të këtij viti.