Shpërthim tritoli në një automjet në Vlorë

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 19:49
Untitled collage 40 1280x720

Shpërthim tritoli në një automjet në Vlorë

Përditësuar më: 3/1/2022, ora 19:49

Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës. Policia ka bërë të ditur se një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet tip Volkswagen Passat, i cili qëndronte i parkuar prej kohësh në lagjen “Hajro Çakërri”.

Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Spiro Sinomataj.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.