Spektakle dhe seriale, 13 vite pas filmit vjen “Dragons: The nine realms”

Publikuar më: 3/1/2022, ora 21:03
SERIALI DRAGONJT 1280x720

Spektakle dhe seriale, 13 vite pas filmit vjen “Dragons: The nine realms”

Publikuar më: 3/1/2022, ora 21:03

Një gjeneratë e re njerëzish dhe kafshësh takohen në “Dragons: The Nine Realms”. Publikuar 13 vite pas filmit “How to train your dragon”, seriali vizatimor vjen në platformat Hulu dhe Peacock. Julia Stiles udhëheq kastin.

“Është një botë moderne, por fëmijët pëlqejnë të luajnë me dragonjtë teksa zbulojnë disa prej tyre. Ka të njëjtën mirësi dhe shpirt të filmit, por ka dhe disa personazhe të rinj. Unë luaj personazhin kryesor, që është një mama e mirë dhe një shkencëtare që e merr atë në ekspedita.

“Është seriali i parë i animuar që kam bërë, kështu që vetëm të punosh në një serial të animuar është shumë interesante. Më pëlqen të shikoj animacionin të futem në atë botë dhe, e dini, kur futeni në një studio regjistrimi, gjithçka duhet të jetë e shprehur me zërin tënd. Pra, është më e afërta që kam për të qenë muzikante apo këngëtare”, shprehet Julia Stiles.