Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ukraina ankohet për serialin e Netflix

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 16:13 | Bota
Ukraina ankohet për serialin e Netflix

Ministri i Kulturës në Ukrainë është ankuar në Netflix për serialin “Emily in Paris” për portretizimin si hajdute të një personazhi nga Kievi.

Në serinë e fundit, Petra, një e re ukrainase, vjedh në një dyqan gjatë një udhëtimi në Paris me personazhin kryesor të serialit, Emily.

Ministri Oleksandr Tkachenko e përshkroi imazhin e Petra-s si fyes. “Në serialin “Emily in Paris”, personazhi i një gruaje ukrainase është i papranueshëm dhe fyes. Kështu shihen ukrainasit jashtë vendit?”, shkroi Tkachenko në Telegram.

Sipas mediave ukrainase, Tkachenko i ka dërguar një letër Netflix ku ankohet për portretizimin e Petra-s, rol i cili luhet nga aktorja ukrainase Daria Panchenko.

“Mënyra se si është trajtuar imazhi i ukrainasve në sezonin e dytë, episodi i katërt, është një skandal, turp”, shkroi ukrainasi Yevheniya Havrylko në Instagram, aty ku ka marrë më shumë se 75 mijë pëlqime.

Nuk është hera e parë që seriali “Emily in Paris” merr kritika për portretizimin e kombësive të ndryshme. Në sezonin e parë, pati kritika, veçanërisht në Francë. Në serial, francezët portretizohen si njerëz të vrazhdë dhe që tradhtojnë partnerët e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë