Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

1 milion raste të reja me variantin Omicron në SHBA në 24 orë

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 08:24 | Bota
1 milion raste të reja me variantin Omicron në SHBA në 24

Një cunami rastesh me variantin Omicron godet Shtetet e Bashkuara pas festave të fundvitit. Vetëm të hënën, kishte mbi një milion raste të infektimit, dyfishi në krahasim me katër ditë më parë dhe katërfishi në pak më shumë se një javë.

Të dhënat janë raportuar nga Universiteti Johns Hopkins, por mund të mos vlerësohen, pasi shumë amerikanë janë mbështetur në testet anti-Covid të përdorura në shtëpi.

Që nga fillimi i pandemisë në SHBA, ka pasur më shumë se 56 milionë infeksione dhe afro 830 mijë viktima të virusit. Në Florida - një nga shtetet më pak kufizuese të SHBA-së - infeksionet janë rritur me 948% në dy javë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë