5 dhe 8 janari, Basha merr masa mbrojtëse. Reagon Komisioni i Rithemelimit

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 11:09
komisioni i rithemelimit frame 54 1280x720

5 dhe 8 janari, Basha merr masa mbrojtëse. Reagon Komisioni i Rithemelimit

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 11:09

Ndërkohë siç Lulzim Basha ka deklaruar, janë të gatshëm të përballen me çdo skenar dhe një sinjal për këtë është ky i izolimit të dritareve të godinës së selisë blu. Në një deklaratë të Komisionit të Përkohshëm të rithemelimit thuhet se deputeti Lulzim Basha e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit e quan këtë akt turpi dhe paniku, të denjë vetëm për një të marrë peng. 

“Pasi izoloi veten nga 4 mijë e 446 delegatë dhe 43 mijë e 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve, ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij”, deklaron Komisioni i Rithemelimit të PD-së.

Në deklaratë thuhet se “ata  që shembën regjimin më gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”.

Komisioni i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit thotë se Basha, së bashku me pengmarrësin e tij, do të kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë.