Atentati te Don Bosko, zbulohet identiteti i viktimës dhe të plagosurve

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 17:56

Atentati te Don Bosko, zbulohet identiteti i viktimës dhe të plagosurve

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 17:56

Erion Çela është personi i mbetur i vrarë këtë pasdite, pas një atentati në një lokal te Don Bosko. Përveç Çelës, mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë.

Dy personat e tjerë të plagosur janë Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, i dëmtuar në shpatull. I plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur Edmond Crroj, 41 vjeç.

Policia e Tiranës tha se në tavolinën ku ishin ulur viktima dhe të plagosurit ishin gjithsej pesë persona. Pasi kanë qëlluar, atentatorët, që mësohet se ishin tre persona të armatosur, janë larguar me një makinë tip Mercedes Benz.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.