Bardhi: Histeria me brava dhe blinda, një histori e dështuar dhe qesharake

Publikuar më: 4/1/2022, ora 19:26
Gazmend bardhiii 1024x576

Bardhi: Histeria me brava dhe blinda, një histori e dështuar dhe qesharake

Publikuar më: 4/1/2022, ora 19:26

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Twitter, shprehet se rreziku për bunkerizimin e PD-së vjen nga kushdo që shpalljen “non grata” të Sali Berishës kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

“Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat. Histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar dhe qesharake. Quhet mjerim kolektiv! Njësoj si qëllimi i të ashtuquajturës protestë kombëtare, ku demokratët ftohen të protestojnë kundër Partisë Demokratike”, shkruan Bardhi në rrjetin social.

“Protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh. Kjo nuk u shërben demokratëve, por i shërben vetëm Edi Ramës, dhe është vijim i talljes disa mujore me demokratët dhe sakrificën e tyre”, shton Bardhi.