Dëbora e parë në Uashington, qindra vetë në një “betejë” me topa bore ndaj Omicron

Publikuar më: 4/1/2022, ora 12:32

Dëbora e parë në Uashington, qindra vetë në një “betejë” me topa bore ndaj Omicron

Publikuar më: 4/1/2022, ora 12:32

Kjo e martë e 3 janarit, i nxori banorët e kryeqytetit amerikan në rrugë. Mjaftoi një stuhi dëbore, për disa orë, që qindra vetë të shijojnë këtë fillimviti në qytet, në një betejë me topa bore.

Fëmijë e të rritur kanë shijuar dëborën e parë për këtë vit, në një ditë pushimi, që me shaka e kanë quajtur edhe si “Beteja ndaj Omicron”.

Ishte një grup i organizuar në rrjetet sociale, që bëri fillimisht thirrje për të dalë jashtë në këto ditë të para të janarit, për të shijuar natyrën, pavarësisht thirrjeve të ekspertëve të shëndetësisë për të bërë kujdes për shkak të variantit të ri Omicron.

Stuhi dëbore dhe erëra të forta kanë përfshirë këtë fillimvit juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke detyruar zyrtarët shtetërorë të mbyllin zyrat publike dhe shkolla, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, e me qindra fluturime të anuluara.

Bora ka arritur tashmë në 12 deri në 25 cm ndërsa era, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, e ka bërë motin edhe më të acartë, me stuhi nga dy Karolinat deri në Nju-Xhersi.