E kryer, Insigne braktis Napolin dhe shkon në Kanada, do të përfitojë 57 milionë euro

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 15:16
insigne 924x579

E kryer, Insigne braktis Napolin dhe shkon në Kanada, do të përfitojë 57 milionë euro

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 15:16

Tashmë është e kryer, teksa janë përcaktuar edhe detajet e fundit të kontratës. Lorenzo Insigne do të kalojë te Toronto në muajin qershor, duke braktisur Napolin.

Sulmuesi italian është 30 vjeç dhe shumë persona mund të jenë kundër këtij transferimi, duke qenë se do të largohet nga futbolli italian, por Insigne ka nënshkruar kontratën e jetës në Kanada, aty ku do të përfitojë 11,5 milionë euro neto në sezon, plus edhe 4,5 milionë bonuese për 5 vitet e ardhshme.

Një lamtumirë e dhimbshme kjo për tifozët e Napolit, por prej javësh dukej e pashmangshme për faktin se De Laurentiis nuk ofroi në asnjë moment më shumë se 3,5 milionë euro në sezon, shifër shumë herë më e ulët nga ajo që sulmuesi do të përfitojë në MLS.

Insigne kërkoi 6 milionë, ndërsa e bëri të ditur se nëse do të largohej nuk do të shkonte kurrë në një skuadër që mund të përplasej me Napolin. Tashmë, Serie A do t’i japë lamtumirën një tjetër kampioni, ndërsa nga viti i ardhshëm edhe Mancini, trajneri i Italisë do të duhet të mendohet nëse do të vazhdojë të mbështetet më te 30-vjeçari.