Florent Avdyli, gati për rikthimin tek Teuta

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 17:42
avdyli 1280x720

Florent Avdyli, gati për rikthimin tek Teuta

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 17:42

Merkatoja e dimrit për kampionët në fuqi të Teutës po vijon me ritme të shpejta.

Pas zyrtarizimit të Rubin Hebajt dhe Jurgen Goxhajt, “Djemtë e Detit” po mendojnë për një tjetër rikthim në skuadër. Bëhet fjalë për Florent Avdylin, ish-futbollisti i Prishtinës, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me klubin kosovar dhe aktualisht është një lojtar i lirë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se 28-vjeçari ndodhet në Durrës dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Avdyli është një emër i njohur për tifozerinë e Durrësit, pasi ka qenë protagonist i titullit kampion, ndërsa ka fituar dhe një Kupë Shqipërie e një Superkupë me fanellën e Teutës.