Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Genc Tafili arrestohet në Gjermani, i dënuar për vrasjen e komisarit Arben Zylyftari

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 13:20 | Kronikë
Genc Tafili arrestohet në Gjermani, i dënuar për vrasjen e

A2 CNN ka mësuar nga burime pranë Policisë së Shtetit se është arrestuar në Gjermani, Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari.

Tafili ishte shpallur në kërkim, pasi më 27 maj 2021, Gjykata e Apelit Tiranë, rrëzoi vendimin e marrë në vitin 2017 nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, për lirim me kusht të tij. Gjyqtarja më vonë u arrestua, së bashku me disa punonjës të Gjykatës së Krujës, pas hetimeve disamujore dhe zbulimit të një skeme mashtrimi për lirimin e disa të dënuarve, ndër të tjerët Endrit Dokle, Hekuran Billa dhe Ilir Paja.

Vëllezërit Tafili janë të njohur për drejtësinë shqiptare dhe u akuzuan dhe dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari. Pas ngjarjes së vitit 2000, përveç Arben Zylyftarit mbeti i vrarë dhe Bahri Tafili, babai i Genc dhe Admir Tafilit.

43-vjeçari Tafili ishte dënuar fillimisht me 25 vite burg, tanimë duhet të vuajë edhe 6 vite burg që i kanë mbetur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani