Gruaja lind në avion dhe e braktis fëmijën në koshin e tualetit

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 11:11
avioni 1280x720

Gruaja lind në avion dhe e braktis fëmijën në koshin e tualetit

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 11:11

Një foshnjë e porsalindur u gjet e gjallë dhe e braktisur, në kontejnerin e mbeturinave të tualetit të një avioni, pas uljes në Mauritius. Një grua 20-vjeçare, e cila dyshohet se e lindi gjatë fluturimit nga Madagaskari, tani ruhet në spital. Nëna dhe djali janë të dy në gjendje të mirë shëndetësore, thanë autoritetet e aeroportit.

Fëmija u gjet rastësisht nga punonjësit e aeroportit, të cilët hipën në avionin e Air Mauritius për një kontroll doganor, dhe vunë re letra higjienike me gjak të bollshëm në tualet. Më pas, foshnja u dërgua me urgjencë në spital.

Gruaja, një shtetase malagaziane, e cila mbërriti në arkipelag për një kontratë pune dyvjeçare, u arrestua, por mohoi që ajo të ishte nëna e foshnjës. Nga kontrollet mjekësore të kryera në spital u konstatua se ajo sapo kishte lindur. Pasi të kenë përfunduar ekzaminimet mjekësore, gruaja do të akuzohet për neglizhencë të një të porsalinduri.