Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, thirrje për protestë më 8 janar

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 12:08 | Politikë
“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, Komisioni

Me anë të një posteri të shpërndarë në rrjetet sociale, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka thirrur një protestë përpara selisë së Partisë Demokratike, më 8 janar.

“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, shkruhet në posterin e publikuar.

Ndërkohë, afati i vendosur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së ndaj Lulzim Bashës, për të liruar zyrën e kryetarit deri më 5 janar po shkon drejt fundit, por deri tani kryedemokrati nuk e ka ndryshuar qasjen e tij, duke mos njohur vendimet e komisionit të dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, që mes të tjerash vendosi edhe shkarkimin e tij.

Për të përforcuar qëndrimin e tij, Basha vendosi të zbriste në terren, ku zhvilloi një takim me demokratët në Dibër - të parin që pas rikonfirmimit në krye të partisë, në korrik të vitit 2021. Por me gjithë insistimin e tij, Komisioni i Rithemelimit nuk heq dorë nga përpjekja për ta larguar atë nga drejtimit i partisë.

Kjo është protesta e dytë e thirrur nga Sali Berisha në harkun e pak ditëve pas asaj kundër nismës rajonale “Open Balkan”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani