Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Kam qenë i vdekur për 5 minuta”, Eriksen i kthehet episodit të tmerrshëm

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 19:06 | Futboll
“Kam qenë i vdekur për 5 minuta”, Eriksen i kthehet

Christian Eriksen kthehet të flasë për herë të parë pas 6 muajsh dhe kujton episodin e tmerrshëm që i ndodhi në 12 qershor, në ndeshjen e “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës.

Mesfushori danez ra pa ndjenja në fushë dhe mjekëve iu deshën shumë minuta përpara se ta risillnin në vete.

“Kam qenë i vdekur për 5 minuta. Kam marrë mijëra mesazhe nga njerëz nga e gjithë bota dhe kjo më ka ndihmuar shumë kur isha në spital. Mbështetja e madhe që kam marrë, ka bërë që ta kapërceja këtë moment të vështirë të jetës sime”, tha Eriksen për një televizion danez.

https://a2news.com/2021/12/02/178-dite-pas-arrestit-kardiak-eriksen-zhvillon-stervitjen-e-pare-me-top/

Më tej, sa i përket të ardhmes së tij, ish-lojtari i Interit sqaroi: “Objektivi im është që të luaj Botërorin në Katar. Kjo është ëndrra ime. Jam i sigurt që mund t’ia arrij, pasi nuk ndihem ndryshe nga të tjerët. Fizikisht jam në formë optimale dhe tani dua të luaj futboll për të treguar se jam kthyer në nivelet e mëparshme. Dua të kthehem te kombëtarja, zemra ime nuk është pengesë”.

https://a2news.com/2021/06/12/panik-ne-ndeshjen-danimarke-finlande-eriksen-humb-ndjenjat-ne-fushe/

A2 CNN Livestream

Dita jonë