Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kupa e Botës ngjesh kalendarin e Champions League

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 22:49 | Futboll
Kupa e Botës ngjesh kalendarin e Champions League

Kupa e Botës “Katar 2022”, e programuar për t’u luajtur nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor të këtij viti, ka sjellë një ngjeshje të kalendarit sa i takon kompeticioneve të tjera europiane.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e UEFA-s që me anë të një njoftimi bëri të ditur datat e fillimit dhe mbarimit të Champions League.

Shorti i fazës së grupeve do të hidhet në 25 gusht. Duelet e para nisin në datat 6 dhe 7 shtator, ndërsa takimet e fundit do të luhen në 1 dhe 2 nëntor.

Më 7 nëntor do të hidhet shorti për fazën e 1/16 dhe siç konfirmon dhe UEFA, ndeshjet do të zhvillohen pa ndalesa dhe nga java në javë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli