Novak(s) Djokovic merr rekomandim për të mos bërë vaksinën, lejohet të luajë në Australian Open

Publikuar më: 4/1/2022, ora 14:47
3265639 66830048 2560 1440 1280x720

Novak(s) Djokovic merr rekomandim për të mos bërë vaksinën, lejohet të luajë në Australian Open

Publikuar më: 4/1/2022, ora 14:47

Numri 1 i botës në tenis, Novak Djokovic, do të mund të mbrojë titullin në Australian Open pasi ka marrë një dokument mjekësor që e përjashton nga marrja e vaksinës anti-Covid. Për të marrë pjesë në turne të gjithë lojtarët dhe stafet duhet të jenë të vaksinuar, ose të marrin një rekomandim nga një panel mjekësor i pavarur që nuk mund ta bëjnë vaksinën.

Djokovic është 9 herë fitues i turneut australian, një prej më të rëndësishmëve në tenis, pas Wimbledon, Roland Garros dhe US Open. Ai nuk ka folur kurrë në publik për vaksinën. Turneu nis më 17 janar dhe zhvillohet në Melburn.

“Kam kaluar kohë fatnastike me të dashurit e mi përgjatë pushimeve dhe sot po nisem për atje poshtë, me një rekomandim që më përjashton nga vaksina”, tha 34-vjeçari në një postim në Instagram të martën. “Jam gati të jetoj dhe të frymoj tenis në javët e ardhshme”.

Organizatorët e turneut konfirmuan se edhe disa lojtarë të tjerë kanë marrë rekomandime të ngjashme dhe do të lejohet të luajnë të pavaksinuar. Këto përjashtime jepen për raste të sëmundjeve kardiake apo dhe sëmundjeve të tjera akute, të listuara si të vlefshme. Por gjithashtu është e mundshme që Djokovic të ketë kaluar së fundmi Covid-19, çka e lejon të shmangë vaksinën.