Paqe mes Lukaku-t dhe Chelsea, belgu nuk lëviz nga Londra

Publikuar më: 4/1/2022, ora 11:17
LUKAKU CNN EXCLUSIVE racizmi 0001 frame 2075 1024x576

Paqe mes Lukaku-t dhe Chelsea, belgu nuk lëviz nga Londra

Publikuar më: 4/1/2022, ora 11:17

Pas shumë polemikash dhe tensionesh të forta mes Romelu Lukakut dhe Chelsea-t, më në fund, është vendosur paqja.

Mbrëmjen e së hënës u zhvillua një mbledhje mes drejtuesve të klubit dhe vetë lojtarit, ku të dyja palët dolën në përfundim se lojtari nuk do të largohet. Gjithçka nisi më një intervistë të dhënë nga Lukaku për mediat italiane, kur pranoi publikisht se do të dëshironte të kthehej në Itali tek Interi dhe se largimi nga zikaltërit ishte një nga gabimet më të mëdha.

Për teknikun Tuhel, diçka e tillë ishte kurrsesi e papranueshme dhe joprofesionale nga një lojtar si ai, për këtë arsye vendosi ta lërë jashtë në duelin me Liverpool.

Nga ana tjetër, dhe Lukaku duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij, si me klubin ashtu dhe me të ardhmen e tij në Londër, ku ka shprehur gatishmërinë se që sot do të flasë vetëm në fushën e blertë. Por edhe pse me ndjesë publike, futbollisti belg nuk pritet të shpëtojë kaq lehtë nga veprimet e tij, pasi përjashtimi nga skuadra në ndeshjen ndaj Liverpool ishte një nga masat e para disiplinore të ndërmarra nga klubi.

Ish-futbollisti i Interit duhet të punojë shumë dhe me trajnerin Tuhel për të fituar besimin e tij pas kësaj situate të vështirë.