Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Peshkaqeni tigër “bën vizitë” në breg dhe mbyll plazhin

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 20:16 | Aktualitet

Ishte një ditë e bukur me diell, por në Australi, asnjëherë nuk mund të jesh 100% i qetë kur futesh në ujë. Kështu ndodhi edhe të hënën në një plazh në qytetin Perth, ku njerëzit e tmerruar dolën me nxitim nga uji, pasi u njoftuan për një peshkaqen tigër që iu afrua së tepërmi bregut.

Në videon e filmuar nga lart, shihet peshkaqeni duke notuar shumë pranë bregut. Disa guximtarë po qëndronin me këmbët në ujë për ta parë nga afër grabitqarin e oqeaneve, por dolën menjëherë sapo ai bëri një lëvizje drejt bregut.

Peshkaqeni tigër është ndër tre më të mëdhenjtë dhe më agresivët, bashkë me peshkaqenin e bardhë dhe peshkaqenin dem.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani