Reperi amerikan vret të dashurën dhe më pas veten

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 18:30

Reperi amerikan vret të dashurën dhe më pas veten

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 18:30

Reperi amerikan, J $tash, vrau të dashurën e tij në shtëpinë e çiftit në Los Anxhelos, e më pas drejtoi pistoletën nga vetja, ndërsa 3 fëmijët e viktimës ndodheshin në dhomën tjetër, raportuan mediat amerikane.

Ngjarja tragjike ndodhi në ditën e parë të vitit. Policia fillimisht u nis për në vilën e tyre në periferi të qytetit pasi kishte marrë njoftim për një episod dhune në familje rreth orës 7 të mëngjesit të 1 janarit. Por kur mbërritën aty gjetën trupat e pajetë të Jeanette Gallegos dhe J $tash, të dy 28 vjeç.

J $tash – emri i vërtetë i të cilit është Justin Joseph, jetonte me Gallegos prej thuajse një viti. Policia tha se pas një sherri, ai e kishte mbyllur në dhomë. Togeri i Policisë së Los Anxhelosit, Derrick Alfred, tha se fëmijët e gruas ishin të gjithë pas derës, të shqetësuar për mamanë e tyre. Më pas ata kishin telefonuar gjyshen e cila i kishte udhëzuar që të merrnin policinë.

Të tre fëmijët, 7, 9 dhe 11 vjeç, u larguan nga shtëpia pasi njoftuan policinë, por tragjedia nuk u shmang dot.