Seria A, ndeshjet nuk shtyhen pavarësisht emergjencës Covid-19

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 20:57
seria a covid 1280x720

Seria A, ndeshjet nuk shtyhen pavarësisht emergjencës Covid-19

Përditësuar më: 4/1/2022, ora 20:57

Kalendari i javës së parë të fazës së dytë të Serisë A, që është programuar për t’u luajtur e gjitha ditën e enjte, nuk do të preket, pavarësisht rasteve të shumta me Covid-19 mes ekipeve italiane.

Sipas Ansa, burime nga Lega e Futbollit, të cilës Salernitana i ka dërguar një kërkesë për shtyrjen e ndeshjes me Venezian pasi 11 lojtarë i dolën me koronavirus, kanë bërë me dije se ndeshjet nuk do të shtyhen nëse ekipi ka një numër minimal lojtarësh të gatshëm për të luajtur.

Kështu, nuk do të shtyhen as ndeshjet e Verona (7 lojtarë) dhe Udinese (8 lojtarë), pavarësisht se autoritetet shëndetësore lokale mund të pengojnë ekipet për t’u nisur në transfertë.