Superkupa e Italisë më 12 janar, Inter-Juventus takohen në San Siro

Publikuar më: 4/1/2022, ora 11:11
inter juventus  1280x720

Superkupa e Italisë më 12 janar, Inter-Juventus takohen në San Siro

Publikuar më: 4/1/2022, ora 11:11

Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit do të luhet më 12 janar. Ashtu siç ishte programuar dhe nga Federata Italiane, superndeshja do të zhvillohet në Milano dhe nuk do të ketë ndryshim agjende, sikur u diskutua pak ditë më parë.

Kanë qenë vetë 6 këshilltarët që vendosën në mënyrë unanime për këtë takim. Edhe pse Italia ka pasur një rritje të numrit të infektimeve nga Covid-19, këto dy javët e fundit.

Sipas tyre, janë marrë të gjitha masat për të respektuar protokollet anti-covid.