31-vjetori i degës së Kukësit. Demokratët me objektiva të ndryshme, festojnë në dy kampe

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 15:56

31-vjetori i degës së Kukësit. Demokratët me objektiva të ndryshme, festojnë në dy kampe

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 15:56

Demokratët më të përçarë se kurrë, me një seli me dyer të mbyllura, në prag të një proteste me të cilën Sali Berisha kërkon largimin e Lulzim Bashës, si dhe me festime të ndara të 31-vjetorit të themelimit të partisë në degë. Kjo ishte edhe atmosfera në qarkun më besnik ndaj Partisë Demokratike në tre dekada, atë të Kukësit.

Të prirë nga Bujar Nishani, demokratët mbështetës të Komisionit të Rithemelimit, u mblodhën në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, me ish-presidentin që u la një porosi: “Ejani më 8 janar, në Tiranë”. 

Gjatë fjalës së rastit, të gjithë bashkëfolësit kërkuan bashkimin e PD-së dhe largimin nga selia qendrore të Lulzim Bashës.

Përvjetorin e themelimit e festuan dhe mbështetësit e Lulzim Bashës, të cilët u mblodhën në një tjetër ambient, ndërsa priheshin nga deputeti Flamur Hoxha, i cili u përpoq të zbehte situatën e vështirë që po kalon partia: “5 janari i themelimit të degës së Partisë Demokratike Kukës, është ditë e shenjtë dhe se në PD nuk ka urretje, nuk ka largime, nuk ka përçarje, por vetëm dëshirë për të kontribuar mbi idealet e të parëve tanë”. 

Hoxha shtoi se synimi i partisë është bashkimi, ndërsa garantoi angazhimin e tij për ta arritur atë.