Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksion i policisë ndaj mjeteve që rrezikojnë qarkullimin, nga garat e shpejtësisë te xhamat e errët

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 13:52 | Aktualitet

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një fushatë kontrollesh ndaj mjeteve që kanë rezultuar të rrezikshëm për sigurinë rrugore në Tiranë.

Makinë shpeshherë luksoze, me problematika që shkojnë nga xhamat ballorë të errësuar në mënyrë të paligjshme, por edhe për mosrespektimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara dhe drejtimin nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike.  

Në kuadër të këtij aksioni, autoritetet policore njoftojnë se janë  proceduar 23 drejtues për shpejtësi të tepërt, madje edhe gara shpejtësie të mirëfillta.

Për errësimin e xhamave janë proceduar administrativisht 29 persona, ndërkohë që 131 kishin si shkak përdorimin e aparatit celular dhe 56 parakalimet e gabuara.

Për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, janë proceduar në mënyrë administrative 22 drejtues, ndërkohë që 5 të tjerë janë arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë, 1130 të tjerë janë gjobitur për kundërshtim të rregullave të qarkullimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë