Arrestohet Jason Derulo, bëri sherr me burrat që e ngatërruan me Usher

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 11:41

Arrestohet Jason Derulo, bëri sherr me burrat që e ngatërruan me Usher

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 11:41

Këngëtari Jason Derulo është arrestuar në Las Vegas pas një sherri me disa burra, të cilët e kishin ngatërruar me këngëtarin tjetër, Usher.

Në një video të publikuar në mediat amerikane të martën, duket 32-vjeçari që hidhet te një grup burrash, pasi njëri prej tyre e thërriti: “Hej, Usher”, duke e sharë. Sipas TMZ, policia mbërriti në hotelin ku ndodhi sherri dhe vuri në pranga këngëtarin.

Dëshmitarët thanë se Derulo ishte tepër i nxehur me burrat, dhe goditi njërin prej tyre në fytyrë me grusht. Të tjerë thanë se më pas goditi me shuplakë një tjetër, dhe rojet e sigurisë duhet të ndërhynin për të ndërprerë sherrin. TMZ raporton se dy burrat nuk e paditën këngëtarin, edhe pse kishin shenja gjaku në fytyrë.