Arrestohet mësuesja në Nju Jork, vaksinoi një nxënës në shtëpi

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:32
Untitled collage 2022 01 05T183221.965 1280x720

Arrestohet mësuesja në Nju Jork, vaksinoi një nxënës në shtëpi

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:32

Një mësuese në Nju Jork është vënë në pranga e cila akuzohet se vaksinoi kundër koronavirusit një nxënës të saj ndonëse nuk kishte asnjë kualifikim mjekësor.

Sipas policisë, mësuesja Laura Russo e vaksinoi nxënësin e saj të mitur në shtëpi, ndonëse nuk kishte asnjë autorizim të tillë nga autoritetet apo konsensusin e prindërve.

Tashmë nëse shpallet fajtore, mësuesja 54 vjeçare mund të dënohet me 4 vjet burg, megjithëse raportohet se djali që mori vaksinën kishte shprehur dëshirën që kjo gjë të ndodhte.

Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëse administrohen në mënyrë të gabuar. Mjekët dhe punonjësit e licencuar mjekësorë duhet të verifikojnë që një vaksinë nuk është e falsifikuar ose e skaduar. Pacientët gjithashtu duhet të pyeten për historinë e tyre mjekësore dhe të monitorohet reagimi pas vaksinimit.