Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Goli më i bukur i vitit, finalistët e çmimit “Puskás”: Lamela, Schick dhe Taremi

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 12:10 | Futboll

FIFA konfirmoi finalistët për çmimin “Puskás”, i cili vlerëson golin më të bukur të vitit 2020.

Kandidatët e mbetur në garë, sipas radhës së alfabetit kryesohet nga argjentinasi Erik Lamela. Ylli i Tottenham realizoi një perlë të vërtetë në Premier League, gjatë sfidës së 14 marsit të kaluar me Arsenalin.

Goli i Erik Lamela i Tottenham, gjatë sfidës së 14 marsit të kaluar me Arsenalin

Alternativë e rëndësishme është edhe goli i realizuar nga sulmuesi i Republikës Çeke, Patrik Schick. Rrjeta e tij në finalet e Euro 2020 kundër Skocisë bëri xhiron e botës.

Konkurrenti i tretë dhe i fundit është iraniani Mehdi Taremi, për golin e realizuar më 13 prill, në ndeshjen e Champions League ndërmjet Chelsea dhe Porto.

Goli i realizuar nga sulmuesi i Republikës Çeke, Patrik Schick, kundër Skocisë

Finalistët për “Puskás Award” u përzgjodhën mes 11 golave të vlerësuar si kandidatë. Votimi përfundoi më 17 dhjetor 2021, ndërsa FIFA i konfirmoi vetëm tani lojtarët që do të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

Në garën për Golin e Vitit kanë rëndësi vetëm mënyra e realizimit dhe gjesti teknik, pavarësisht se në cilin aktivitet është realizuar goli, kombësisë së shënuesit apo gjinisë.

Goli i realizuar më 13 prill nga iraniani Mehdi Taremi, në ndeshjen e Champions League ndërmjet Chelsea dhe Porto

Fituesi i vitit 2020 do të shpallet më 17 janar, nëpërmjet një ceremonie virtuale, nga zyrat qendrore të FIFA-s në Zyrih.

A2 CNN Livestream

Dita jonë