Grupi i rithemelimit i gjen dyert e mbyllura në PD, Noka: Selia si Alcatraz modern. Në datë 8, e kthejmë në shtëpi lirie

Publikuar më: 5/1/2022, ora 12:50

Grupi i rithemelimit i gjen dyert e mbyllura në PD, Noka: Selia si Alcatraz modern. Në datë 8, e kthejmë në shtëpi lirie

Publikuar më: 5/1/2022, ora 12:50

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i komisionit të rithemelimit të PD-së, akuzoi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën se e kanë kthyer selinë e PD-së në një burg.

“Erdhëm në seli, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD-ja për vitin 2022. Sot, PD-ja do të duhet të ishte një ambient festiv ku të gjenin veten të gjithë demokratët. Për fat të keq, Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij, në një Alcatraz të kohëve moderne. Të gjitha dyert e mbyllura, gjithçka e blinduar, a thua se e ka kthyer PD-ja në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme, e neveritshme”, tha Noka, pasi ai dhe disa deputetë të tjerë të PD-së i gjetën të mbyllura të gjitha dyert për t’u futur në seli.

“Pengu i Edi Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë jetën e pushtetit. Por Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Në datën 8, demokratët do të marrin frymë lirisht”.