I infektuar me grip dhe me koronavirus, Maqedonia e Veriut shënon rastin e parë

Publikuar më: 5/1/2022, ora 21:20
doktor mk covid korona maqedoni 750x430 1

I infektuar me grip dhe me koronavirus, Maqedonia e Veriut shënon rastin e parë

Publikuar më: 5/1/2022, ora 21:20

Maqedonia e Veriut raporton se është regjistruar rasti i parë në vend i një personi të infektuar njëkohësisht me gripin sezonal dhe koronavirus, ose i njohur ndryshe me termin “Flurona”.

Sipas autoriteteve, personi i infektuar është një 26 vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk jepen të dhëna për gjendjen e personit të infektuar, por mësohet se ai gjithashtu i ka shfaqur të dyja simptomat si të gripit ashtu edhe të koronavirusit.

Për herë të parë rasti i një personi të infektuar me “Flurona” është raportuar nga autoritetet shëndetësore në Izrael.