Italia miraton dekretin e ri kundër Omicron, vaksina e detyrueshme për personat mbi 50 vjeç

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 21:58

Italia miraton dekretin e ri kundër Omicron, vaksina e detyrueshme për personat mbi 50 vjeç

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 21:58

Me fillimin e vitit të ri 2022, qeveria italiane miratoi një dekret tjetër për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit.

Kështu, për herë të parë që prej nisjes së pandemisë bëhet i detyrueshëm vaksinimi për personat mbi 50 vjeç. “Super Green pass”, ose doza shtesë e vaksinës do të aplikohet në të gjitha vendet e punës, sërish për personat e kësaj moshe.

Këta persona duhet të vaksinohen brenda datës 15 qershor. Shpëtojnë nga vaksinimi vetëm ata që kanë një rekomandim nga mjeku për arsye shëndetësore se përse nuk duhet të vaksinohen.

Duke filluar nga 15 shkurti të gjithë, të gjithë punonjësit në sektorin privat dhe atë publik që i kanë mbushur 50 vjeç duhet të prezantojnë në punë “Super Green pass” që tregon marrjen e vaksinës ose vërtetimin që e kanë kaluar koronavirusin.

Ata që nuk e bëjnë këtë nuk do të marrin pagën, por do të ruajnë vendin e punës dhe do të konsiderohen se kanë munguar në mënyrë të pajustifikuar, pa pasoja disiplinore dhe me të drejtën e mbajtjes së marrëdhënies së punës, deri në paraqitjen e dokumentacionit të kërkuar.

Qasja në vendet e punës pa një certifikatë që vërteton vaksinimin ose rikuperimin është e ndaluar dhe ata që nuk respektojnë ndalimin do të vuajnë një gjobë administrative nga 600 deri në 1500 euro.

Gjithashtu masa janë marrë dhe në arsim dhe për momentet se kur duhet ndërprerë procesi mësimor në një klasë apo shkollë.