Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kufizime të reja, Rama i kërkon komitetit masa shtrënguese për Omicronin

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 19:12 | Politikë
Kufizime të reja, Rama i kërkon komitetit masa shtrënguese

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 ka shqetësuar qeverinë. Kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve marrjen e disa masave të reja shtrënguese. Në daljen e tij të parë publike për këtë vit, kreu i ekzekutivit nuk kurseu mesazhet për situatën e krijuar në kampin opozitar.

Qeveria po përgatitet për një konsultim të gjerë me qytetarët, për të marrë mendimin e tyre për disa çështje të cilat ekzekutivi i konsideron si të vështira. Edi Rama tregoi disa tema për të cilat do të pyeten qytetarët, por pa harruar mesazhet për situatën politike.

“A duhet që Shqipëria ta vendosë certifikatën e gjelbër të vaksinimit si kusht për të hyrë në hapësira publike të myllura, apo tubime të mëdha, edhe pse sot të flasësh për tubime kemi tubime për brava, për çelësa, për komardare e kështu me radhë”, tha Rama.

I vetëdijshëm që situata me Covid po agravon, kreu i qeverisë kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve masa shtrënguese për ditët në vijim: “Për momentin, kur nuk ka asnjë plan mbylljeje, disa masa nuk do të ishte e paudhë t’i prisje. Nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojnë të na vënë maskën, teksa varianti i ri përhapet gjithandej dhe spitalet mbushen. Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”.

https://a2news.com/2022/01/05/studimi-omicron-ndalon-ne-fyt-dhe-mbron-mushkerite/


Në komunikime “online”, jo gjithmonë ka fansa, gjë të cilën Rama e tregoi hapur: “O …, ishte një sharje këtu, nuk po e lexoj, por mirë që erdhi për të mos prishur punë, por përkundrazi, për të prishur syrin e keq”.

Në komunikimin e parë “online” me qytetarët për këtë vit, kreu i qeverisë nuk harroi urimet: “Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, shumë shumë faleminderit dhe kujdes bravat”.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli