Marrëdhëniet kompani-punonjës, OKB ofron 70 rekomandime: Mund të ndihmojnë pas rrjedhjes së pagave

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 15:11

Marrëdhëniet kompani-punonjës, OKB ofron 70 rekomandime: Mund të ndihmojnë pas rrjedhjes së pagave

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 15:11

Një recetë me 70 udhëzime. Është kjo paketa që zyra e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri sugjeron për bizneset me qëllim zhvillimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme.

OKB-ja u sugjeron sipërmarrjeve që të ofrojnë mundësi për të garantuar shëndet e mirëqenie; barazi dhe diversitet; vende pune të përshtatura për nevojat e punonjësve, zbatimin e infovacionit, bashkëpunimin me komunitetin, mbrojtjen e planetit dhe nxitjen e udhëheqjes dhe integritetit.

“Mesazhi për kompanitë është shumë i rëndësishëm, pasi duhet që sektori privat të mendojë si pjesë e një lige kampionësh, si gjeografikisht në Evropë, si ekonomikisht dhe politikisht dhe në mënyrën e të bërit biznes. Në këtë sens, përkujdesja ndaj njerëzve, planetit, çështjet e integritetit lidershipit dhe inovacionit është e rëndësishme t’i përqafosh këto vlera dhe të udhëhiqesh prej tyre për të shkuar përpara”, thotë Fatjon Dragoshi, njohës i tregut.

Për njohësin e tregut të punës, Fatjon Dragoshi, shumë prej këtyre rekomandime duhet të nisin të zbatohen me nxitim, për një arsye edhe më madhore.

“Jemi në këto ditë, ku publikimi i listave të pagave na bën të dekurajohemi. Kuptojmë që shumë kompani jo vetëm nuk përqafojnë parimet bazë, apo vlerat e lidershipit dhe janë në shkelje të ligjit duke bërë evazion fiskal”.

Sipas zyrës së OKB-së në Shqipëri, disa nga këto sugjerime që të kenë sukses kërkojnë vetëm përkushtimin e stafit dhe përmirësim të menaxhimit, ndërsa disa të tjera kërkojnë gjithashtu edhe angazhim financiar.