Mbaruan pushimet, Rama mbledh kabinetin qeveritar te “Vila 30”

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 10:36

Mbaruan pushimet, Rama mbledh kabinetin qeveritar te “Vila 30”

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 10:36

Ditët e pushimeve të fundvitit kanë mbaruar edhe për politikën shqiptare. Ndërkohë që në PD vijon beteja e brendshme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar.

Mbledhja mësohet të ketë nisur rreth orës 09:00, në një prej godinave qeveritare në qendër të kryeqytetit, në të ashtuquajturën “Vila 30”.

Sipas burimeve, mbledhja ka si tema kryesore përmbledhjen e aktiviteteve, por veçanërisht caktimin e objektivave të secilit sektor për 300 ditët e ardhshme.