“Mbi 1200 raste të reja”, Rama: Pasojë e festimeve dhe mungesës së shtrëngimeve

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:17
rama bashkebisedimi 1280x692

“Mbi 1200 raste të reja”, Rama: Pasojë e festimeve dhe mungesës së shtrëngimeve

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:17

Kryeministri Edi Rama, në një dalje “live” në Facebook, njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 1236 raste të reja me Covid-19.

“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme. 107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin”, tha Rama.

Ditën e djeshme, rastet e reja me koronavirus ishin 801.