Muka kundër vaksinimit të detyrueshëm: Shqipëria kopjon vendet e tjera, nuk bazohet në të dhënat e saj

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 10:14

Muka kundër vaksinimit të detyrueshëm: Shqipëria kopjon vendet e tjera, nuk bazohet në të dhënat e saj

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 10:14

Shqipëria vazhdon të kopjojë masat nga jashtë dhe pak nga të dhënat e terrenit, edhe pse ka situatë të ndryshme të Covid nga vendet perëndimore. Kështu u shpreh në Ditari në A2 CNN, mjeku Taulant Muka, duke folur për vaksinimin e detyrueshëm të administratës dhe punonjësve në qendra tregtare e supermarkete.

Duke qenë optimist për situatën, ai tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm për sa kohë që Omicron nuk e ndërpret transmetimin e virusit. Muka theksoi se bazuar në këto të dhëna, nga vera mund të rikthehemi në normalitet.

“Një përqindje e popullatës nga imunitet, nga infeksioni natyral dhe 40% nga vaksinat. Sot, duhet të jemi më optimistë. Jam kundër vaksinimit të detyruar për sa kohë nuk e ndërpret transmetimin e infeksionit. Shtrimet janë kostot dhe rënie e lehtë. Omicron transmetohet më shpejt, por shfaq një sëmundshmëri më të lehtë dhe më pak të rënduar se variantet në qarkullim. Jemi drejt një rrugëdaljeje ndaj Covid 19. Shumë shpejt në treg do të vijnë dhe antiviralet. Në 3-4 muajt në vazhdim, situata është pak e komplikuar, por besoj që nga vera e këtij viti do të kthehemi drejt jetës normale”.

Shqetësim, sipas tij, në vendin tonë është trajtimi i pacientëve, ku jepen antibiotikë pa fund dhe për këtë, Muka kërkon ndërhyrjen e qeverisë. Po kështu, edhe blerja e certifikatës së vaksinimit.

Duhet të kemi kujdes në qendrat spitalore për minimizimin e infeksionit. Shqetësim për Shqipërinë, është trajtimi i pacientëve. Jepen antibiotikë pa fund që mund të rëndojnë gjendjeN e qytetarëve dhe kjo histori duhet të ndryshojë dhe këtu duhet të jetë ndërhyrja e qeverisë më shumë sa bërja me detyrim e vaksinimit. Shqetësim është që shumë qytetarë e blejnë certifikatën e vaksinimit. Certifikata Covid në bare e restorante u bë për të rritur vaksinimin, por kjo nuk solli rritje të vaksinimit. Qëllimi duhet të jetë që të vaksinohen persona me grup risku”.