Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nuk hyn në punë pa "green pass", ISHSH në verifikim një për një të punonjësve

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 16:31 | Sociale
Nuk hyn në punë pa "green pass", ISHSH në verifikim

Nëse nuk ke pasaportën e vaksinimit, dyert e punës nuk hapen në administratë, markete dhe qendra tregtare.Vendimi që ka hyrë në fuqi prej 4 janarit, ka shtuar radhët pranë qendrave të vaksinimit.

Disa me dëshirë, e disa nga frika se mos humbasin punën, kanë marrë dozën e parë të vaksinave anti-Covid: “Është një vendim që e kam marrë vetë, nuk ka pasur problem nga vaksinat te mosha jonë, punoj në ambient me njerëz, por është zgjedhje personale”.

Shtimin e interesimit e ndiejnë edhe stafet e vaksinatorëve: “Nga data 2-3 janar ka pasur një shtim fluksi, po vaksinohen nga 200 persona në ditë që është shifër e lartë, duan kryesisht Pfizer”.

Paraqitja me pasaportë vaksinimi në punë nuk u është lënë në dorë vetëm drejtuesve të institucioneve, por pronarëve të subjekteve tregtare për kontroll. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë njoftimet paraprake dhe nga 4 janari ka nisur verifikimi në terren.

Në rang vendi, 41% e popullatës ka marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 38% qytetarëve kanë kryer edhe dozën e dytë. Me dozë të tretë janë vetëm 4,9% e të vaksinuarve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë