Omicron “pushton” Europën: Rekord rastesh, Italia pritet të ashpërsojë masat

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 12:24
EUROPA OMICRON MB frame 544 1280x720

Omicron “pushton” Europën: Rekord rastesh, Italia pritet të ashpërsojë masat

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 12:24

Vala Omicron vijon të rrisë në mënyrë të paprecedentë shifrat e infektimeve edhe në pjesën tjetër të Europës. Britania e madhe raportoi mbi 218 mijë raste në 24 orët e fundit, por vdekjet mbeten të qëndrueshme, me 48 të tilla të shënuara të martën.

60 për qind e personave mbi 12 vjeç dhe 75 për qind e atyre mbi 18, kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Në alarm janë dhe autoritetet italiane, ku në 24 orë u regjistruan mbi 170 mijë raste dhe 259 vdekje. Për të frenuar pandeminë po mendohen masa të reja, si shtyrja e hapjes së shkollave, puna nga shtëpia dhe vaksina me detyrim për mbi 60-vjeçarët.

Sakaq Qipro, bëhet vendi me numrin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë, me 2505 raste për çdo 100 mijë banorë.

Pas tij, renditen Danimarka, Irlanda, Greqia dhe Franca.