Skandali i pagave dhe patronazhistëve, Basha: Konfirmojnë që ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:45
basha 3 1280x701

Skandali i pagave dhe patronazhistëve, Basha: Konfirmojnë që ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi edhe njëherë në lidhje me skandalin e publikimit e listës së pagave të më shumë se 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se skandali i pagave dhe i patronazhistëve konfirmuan se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet.

“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.