Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Superliga e Kosovës, trajneri Ilir Daja prezantohet te Ballkani

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 14:33 | Futboll
Superliga e Kosovës, trajneri Ilir Daja prezantohet te Ballkani

Vetëm një javë pas largimit nga Partizani, Ilir Daja konfirmohet si trajneri i ri i Ballkanit. Drejtuesi i stolit u prezantua në skuadrën, që në këtë sezon lufton për titullin kampion të Kosovës.

55-vjeçari firmosi kontratën që e lidh me klubin, teksa përkrah tij ka marrë edhe asistentin Artim Pollozhani.

https://www.facebook.com/fcballkani/posts/3086682011569496

Me emërimin në skuadrën e Suharekës, Daja provon aventurën e parë jashtë kampionatit shqiptar. Ballkani pozicionohet i treti në Superligën e Kosovës, me 33 pikë, dy më pak se kryesuesit e Gjilanit.

https://a2news.com/2021/12/27/pas-humbjes-ne-derbi-ilir-daja-largohet-nga-stoli-i-partizanit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli