Të dhënat e vaksinimit, grupmosha 18-50 vjeç më pak të vaksinuar, të moshuarit më të ndërgjegjshëm

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 16:30
VAKSINA ME DETYRIM frame 539 1280x720

Të dhënat e vaksinimit, grupmosha 18-50 vjeç më pak të vaksinuar, të moshuarit më të ndërgjegjshëm

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 16:30

Trendi më i lartë i vaksinimit është kryesisht te moshat e treta, ato të cilat zënë edhe përqindjen më të lartë të të vaksinuarve.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore nga mosha 18 deri në 25 vjeç janë vaksinuar me një dozë vetëm 29.1% e tyre, ndërsa përqindjen më të lartë e ka grupmosha 70-79 vjeç me 74.2%.

Sa i përket dozës së dytë, shifrat e vaksinimit të moshave nga 18 deri 50 vjeç janë më të ulëta, krahasuar me moshat mbi 60 vjeç.

Të dhënat për fëmijët mbi 16 vjeç të vaksinuar flasin për një shifër deri në 46% të tyre me të dyja dozat. Ndërkohë që në total janë kryer mbi 2 milionë e 400 mijë vaksinime.